
Ixhem Parafabrikat

Adresa:Rruga Vath Turja, Vrinas, Durres, Albania
kompanise
Përshkrimi
Ixhem është kompania lider për prodhimin e sistemeve parafabrikat në Shqipëri.Ixhem, për shkak të kërkesave gjithnjë e në rritje për këtë lloj sistem ndërtimi dhe cilësisë së shërbimit është një kompani që njeh vetëm rritje. Kështu, skuadra jonë përbëhet nga 30 punonjës të cilët janë trainuar brenda dhe jashtë vendit. Fabrika e prodhimit Ixhem shtrihet në një sipërfaqe prej 5500m2 ku është instaluar një impiant modern për prodhimin e betonit me kapacitet 80 m3 në or dhe me një magazinë 700 m2. Ixhem përdor teknologji bashkohore sipas standardeve europiane në prodhimin e elementëve parafabrikat të paranderur,duke filluar nga plintat parafabrikat,kollonat,trare të paranderur të llojeve dhe gjatësive të ndryshem,soleta të paranderura të llojeve të ndryshme.
Për më tepër Ixhem, përdor bazë të gjerë materialesh, ku përmendim inerte, çimento, çelik ndërtimi, kavo çeliku, adetivë për betone etj., të gjitha këto të cilësisë së lartë dhe pjesa me e madhe e importuar nga kompani që kanë emër në botë për këtë lloj tekenologjie. Veçanërisht në punimin e fasadave Ixhem përzgjedh materiale importi, kryesisht nga Europa, të cilat garantojnë ruajtjen për një kohë të gjatë të karakteristikave fizike dhe estetike të fasadës. Koha e realizimit dhe kontrolli i plotë i cilësisë dhe kostos janë krenaria e kompanisë sonë. Klientëve të Ixhem iu sigurohet nje shërbim i plotë që fillon që nga studimi i truallit, projekt-ideja, asistenca teknike për zgjidhjen optimale të modelit, projektimi, përzgjedhja e materialeve deri në dorëzimin e objektit të plotë. Projektimi i objekteve realizohet nga studioja e projektimit e Ing. Italian, Vicenso Silistrini.
1. Studim fizibiliteti
-Vleresim I cdo informacioni mbi zonen e ndertimit dhe perdorimi I tyre per projekt idene.
-Vleresim I I zones se ndertimit, perfshire studim gjeoteknik.
-Konsiderojme zgjedhje te ndryshme ne site te ndryshme ( ne raste kur klienti kerkon konsulence) .
-Analize e zgjidhjeve baze mbi kerkesat e klientit.
2. Projektim arkitektonik
-Projekt arkitektonik I bazuar ne nevojat e klientit.
-Zgjedhja e elementeve parafabrikat qe do te perdoren ( ne baze te hapesires se drites te nevojshme per shperndarjen ne plan dhe lartesine e shfrytezueshme)
-Zgjedhje e kompozimit dhe materialitetit ne fasade.
-Plane, prerje, fasada.
-Interier I nderteses – ekstra ( ne baze te kerkeses se klientit)
3. Projektim inxhinierik
-Analiza strukturore e elementeve parafabrikat.
-Projektim I elementeve parafabrikat nga zyra jone e projektimit e drejtuar nga ing. Vincenzo Silistrini.
4. Prodhim
-Prodhim I elementeve ne baze te projektit inxhinierik.
-Cdo element eshte I prodhuar ne fabrike.
-Cdo element vendoset ne pisten perkatese ne baze te dimensionimit.
-Insertet vendosen ne cdo element duke ndjekur vizatiment strukturore.
-Kur elementet jane gati ( kur eshte arritur marka e betonit e shenuar ne projektin strukturor) ngrihen nga pista.
-Cdo element siglohet ( ne baze te projektit dhe nr. te elementit) dhe me pas pozicionohet ne zonen e stokazhit.
5. Transport
-Elementet qe do te transportohen ne kantierin e ndertimit, perzgjidhen nga zona e stokazhit ne baze te nje studimi te meparshem ( ne baze te rradhes se montimit)
-Elementet e perfunduara transportohen me trailer ne vendndodhjen perfundimtare.
6. Montim
-Elementet montohen ne vend nga grupi jone I montimit.
-Cdo element lidhet me tjerin me ane te inserteve.
7. Punime finiture
-Punimet e finitures jane punimet e fundit perpara dorezimit te objektit. Ato perfshijne pastrimin e fugave ndermjet paneleve, silikonimin e tyre, punime rregulluese etj.
8. Dorezim i objektit
-Godina parafabrikat eshte gati per perdorim!
Çfarë ofron
Përse të zgjidhni I.XH.E.M shpk:
• Ne kemi eksperiencë shumë vjeçare në treg dhe marrim me seriozitet çdo projekt të vogël apo të madh.
• Përdorim teknologji italiane, standarde europiane në ndërtim si dhe materiale të përzgjedhura importi.
• Me ndërtesat parafabrikat ju keni kontroll të plotë mbi kostot, kohën e ndërtimit dhe cilësinë.
• Ne ofrojmë zgjidhje të plotë, ndërtesë me çelësa në dorë.
• Ne ofrojmë garanci shumë vjeçare për produktet tona.
Magazina
Fillimisht ndërtimet me sistemin parafabrikat lindën si nevojë për ndërtesa në hapësira të mëdha dhe me kosto të ulët. Sistemet parafabrikat janë shumë të përshtatshme për këtë lloj ndërtimesh. Aty mund të montohen vinça që bëjnë zhvendosjen e mallit me shumë lehtësi. Ixhem ka realizuar shumë objekte të tilla në Shqipëri. Ndërtimet e Ixhem përmbushin të gjitha kërkesat specifike të klientit në varësi të qëllimit të magazinimit. Avantazhet e sistemit parafabrikat për këtë tip ndërtesash janë:
• Me shumë hapësira të brendshme ku levizen lehtesisht makineritë dhe materialet
• Mundësi magazinimi në sasira të mëdha
• Të larta
• Dyer të larta dhe të automatizuara
• Të ndriçuara mirë
• Me izolim të mirë ndaj kushteve atmosferike
• Rezistente në kohë
Ndertesa tregtare
Sistemet e ndërtimit parafabrikat përdoren gjerësisht për ndërtesat tregtare, kjo për shkak të karakteristikave të veçanta, kostos së ndërtimit, fleksibilitetit në hapësira si dhe kohës së shpejtë të ndërtimit. Ixhem garanton që ndërtimi për këto të lloje ndërtesash të ketë :
• Ndarje të hapësirave dhe shfrytëzim maksimal i tyre
• Hapërsira të përshtatshme me kushte magazinimi malli
• Lëvizje të lirë të njerëzve dhe makinerive
• Izolimi i mirë ndaj kushteve atmosferike
• Krijimin e hapësirave të përshtatshme për parkimet
• Fasadë estetike me jetëgjatësi maksimale
Ndertesa Industriale
Ndërtimi me sistemin parafabrikat, po përhapet gjthmonë e më shumë në Shqipërisi një metodë e përshtatshme për shumë objekte biznesi. Një nga këto objekte janë dhe ndërtesat të përshtatshme për operimin e ndërrmarrjeve industriale, si fabrika të ndryshme të prodhimit dhe përpunimit . Ndërtesat industriale të realizuar nga Ixhem, janë rezultat i kombinimit të teknologjisë më të fundit në fushën e parafabrikat dhe profesionalizmit të treguar në çdo pjesë të projektit.
Sistemi parafabrikat është i përshtatshëm për ndërtesat industriale sepse realizohen ndërtesa:
• Me imazh të përshtatshëm për llojin e biznesit
• Të qendrueshme dhe të sigurta
• Lehtësisht të përshtatshme me projektet
• Me shumë hapësira të brendshme ku levizen lehtesisht makineritë dhe materialet
• Të ndriçuara mirë
• Me izolim të mirë
• Rezistente në kohë
Koncepti I parafabrikatit
Koncepti I struktures parafabrikat lind nga modularizimi I nje strukture, elementet perberese te se ciles jane te standartizuara dhe te prodhura ne pista ne fabrike ( jo ne vendnodhjen perfundimtare te objektit) dhe me pas te transportuara dhe te montuara ne sheshin e ndertimit.
Koncepti I prodhimit te elementeve parafabrikat
Elementet parafabrikat prodhohen ne fabrike dhe me pas transportohen ne sheshin e ndertimit.
Prodhimi ne fabrike lejon rritjen e eficenses dhe nje kontroll cilesie me te larte.
Perdorimi I formave me cilesi te larte ( pistave te prodhimit) lejon nje kontroll te larte te cilesise se siperfaqes se perfunduar.
Format metalike kane qendrueshmeri te larte, sistem vibrimi te inkorporuar dhe perdoren shume here duke eliminuar keshtu koston e formave te derdhura ne vend ( ne ndertimet civile).
Elementet strukturore horizontale kane ne brendesine e tyre kavo perforcuese ( pre tensionimi) qe sjellin nje rritje te eficenses dhe qendrushmerise se struktures.
Koncepti I montimit te elementeve parafabrikat
Ne kantierin e ndertimit, elementet e parafabrikuara ngrihen me vinc dhe montohen me inserte specifike.
E krahasuar me ndertimin civil, elementet e parafabrikuara shpejtojne kohe dhe nuk varen nga kushtet e motit.
Avantazhet
Kursim në kosto, materiale, kohë dhe fuqi punëtore.
Karpenteria dhe skelat nuk janë të nevojshme.
Instalimi i gjithë impianteve dhe finiturave mund të bëhet menjëherë.
Procesi si i prodhimit dhe i montimit është i pavarur nga moti.
Komponentet e prodhuar mbikëqyren të gjitha nga afër çka garanton cilësinë.
Garanton një punë të pastër dhe të thatë në vend (kantier).
Ofron mundësinë e ndryshimeve dhe ripërdorimit të elementëve.
Arrihen lehtësisht format e sakta, përmasat dhe konturet e rregullta.
Saktësi të lartë dhe në parafabrikimin e seksioneve të holla dhe komplekse.
Falë modularitetit ofrojne mundësinë për të akomoduar kërkesat e zgjerimit në të ardhmen.
Zëvëndësimi lehtësisht i pjesëve në raste dëmtimi gjatë kohës së përdorimit
Zvogelim I impaktit negativ ne mjedis.
Shërbime

Sisteme Diamant

Magazina

Veshje Fasade

Ndertim i zyrave

Element Parafabrikate

Kabina Elektrike

Ndertesa Industriale

Ndertesa Biznesi
Struktura parafabrikat

Strukture shumekateshe

Objekte infrastrukturore

Objekte blegtorale

Objekte tregtare, sherbimesh, zyrash

Objekte prodhimi industrial

Objekte magazinimi

Kabina parafabrikat

Mbulesa V parafabrikat

Mbulese diamant parafabrikat

Mbulese dopio pendence parafabrikat

Mbulese e sheshte parafabrikat

Kapanone parafabrikate

Konstruksione parafabrikate ne beton te armuar

Ndertime parafabrikate

Panele te parafabrikuar

Zbatim Projektesh me parafabrikate
Historiku
Ixhem Parafabrikat është krijuar në vitin 2008 dhe është rezulat i eksperiencës shumë vjeçare të themeluesve të saj në komanitë më në zë të prodhimit parafabrikat në Itali. Kjo eksperiencë dhe linja teknologjike italiane, është përshtatur më së miri me kërkesat e tregut shqiptar. Ixhem parafabrikat është lider në këtë sektor përsa i përket llojshmërisë së elementeve që prodhon me teknologjinë e paranderjes. Gjatë këtyre viteve, Ixhem me profesionalizmin e treguar ka arritur të përfundojë shumë projekte të mëdha e të vogla, në përputhje të plotë me kërkesat e klientit në lidhje me cilësinë e punive, kohën e realizimit dhe buxhetit të përcaktuar.
Punë të kryera

Volvo

Vertigo

Vaso Trans

Salillari

Renault

Rear

OBM 123

OBM 4

Mektrin

Medicamenta

IMI Farma

IDK

Confort

Atlantic 3

Albamer sh.p.k

Kompania e tregtimit te automjeteve Altmeg

Kompania italiane ne Shqiperi Barbier`s Goma

Mall of Albania

Ndertimi i objektit Salillari shpk

Objekti i Laurus shpk, Shkoder

Objekti me i ri per Dekoll shpk

Objekti per Dekoll sh.p.k

Samone shpk

Showroom-i i Jaguar dhe Land Rover Shqiperi

A-M sh.p.k

Dekoll sh.p.k

Denim Factory

Marketing and Distribution Objekti A

Mileniumi i Ri

Raili Zanussi

Saliko-Trans

Showroomit i Ri te DAF ne Mal te Zi

Tirana Industrial Park

Montimin Ure

Ndertimi i Nyjes se Kolshit

Selia e re Services HO-RE-CA

Shala Trans

YURA Corporation
Autovinca Durresi shpk

Mobileri Tirana
Teuta Durres
Ura e Paskuqanit
Ura Zerqanit, Bulqize

Magazine parafabrikat

Ndertese parafabrikat, Durres

Objekt Industrial, Endi Shpk

Objekt magazinimi

Parafabrikat, Kraco

Rikualifikimi Urban i Unazes se Re, Berat

Shtepi parafabrikat, Projektim nga Ixhem

Trare te paranderur parafabrikat, segmenti rrugor Unaza e madhe, Tirane

Godine sherbimi me parafabrikat

Kapanon industrial, Ndertim parafabrikat

SO CART shpk

TOP OIL shpk

Zbatim projekti parabrikat nga Ixhem